2009-07-02
VALA: 1€ me mbushje elektronike (Top-up electronic)
1 euro mbushje me shërbimin TOP-UP dhe ju mund të komunikoni lirshëm. Operatori publik mobil Vala, prej ditës së premte (3 Korrik 2009), lanson në treg profilin e ri prej vetëm 1 euro, për mbushjet elektronike (Top Up Electronic).
1 euro TOP UP, një mundësi e re, një lehtësi e re, nga operatori mobil Vala, oferta më e mirë ekonomike në tregun kosovar.
Afatet e vlefshmërisë së këtij profili janë me sa vijon:
- për numrat aktivë (numrat që mund të bëjnë dhe pramojnë thirrje) 30 ditë;
- numrat joaktivë (numrat që vetëm mund të pranojnë thirrje) 14 ditë, ndërsa pas këtij afati numri kalon në status deaktiv (numrat që nuk mund as të realizojnë e as të pranojnë thirrje);
Kohëzgjatja e statusit deaktiv është 0 ditë, që do të thotë se numri automatikisht fshihet nga sistemi dhe se konsumatori e humb numrin.
1 Euro TOP UP, gjendet në të gjitha pikat shitëse të PTK Sh.A.
Operatori publik mobil Vala, vazhdon të përmbushë kërkesat e konsumatorëve të saj, duke lansuar në vazhdimësi shërbime të reja dhe ekonomike.


